Sport

Harry Kane i bashkohet Tottenhamit, duke pritur që të zgjidhet e ardhmja e tij

Kontrata e tij përfundon pas një viti me ‘Spurs’, ndërkohë që gjithçka tregon se ai do të largohet këtë verë

12 Korrik 2023, 16:02 Nga DOSJA

Harry Kane i bashkohet Tottenhamit, duke pritur që të zgjidhet e

ANGLI - Sulmuesi Hary Kane është ribashkuar në stërvitje me Tottenhamin mes thashethemeve për largimin e mundshëm të sulmuesit këtë verë.

Kane, 29 vjeç, u shfaq në qendrën stërvitore të Tottenham dhe do të takohet për herë të parë me Ange Postecoglou, trajnerin e ri të Spurs.

E ardhmja e sulmuesit në Londër është më shumë se në dyshim, sepse ai ka vetëm një vit nga kontrata e tij dhe sepse nëse Tottenham do të dëshironte të arrinte ndonjë një fitim prej tij, ata do të duhej ta shesin atë këtë verë.

Sipas shtypit anglez, Tottenham ka marrë dy oferta nga Bayerni, të dyja më pak se 100 milionë euro dhe të cilat janë refuzuar nga klubi anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll