Sport

Romelu Lukaku "shkëputet" nga Chelsea…

Sulmuesi belg dëshiron që Interi të arrijë marrëveshje me klubin 'blu', pasi ai nuk planifikon t'i bashkohet stërvitjeve të Pochettino këtë të hënë më 17 korrik

12 Korrik 2023, 16:24 Nga DOSJA
Romelu Lukaku "shkëputet" nga Chelsea…

ITALI - Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Romelu Lukaku është shkëputur nga  Chelsea. Klubi i “Stamford Bridge” e lejoi sulmuesin belg të bashkohet në stërvitje këtë të hënë, më 17 korrik, në vend të kësaj të mërkure, por Lukaku nuk dëshiron të kthehet më në Londër. Interi po mendon t'i bëjë një ofertë të re Chelseat për Lukakun, me variabla më të larta.

Lukaku, 30 vjeç, i ka kërkuar Interit, siç raportohet gjithmonë nga mediat, të përpiqet të mbyllë operacionin në mënyrë që të mos i bashkohet më Chelseat, ku nuk ndihet rehat si në ekipin zikaltër, edhe pse tani ka trajnerin e ri, Mauricio Pochettino.

Larg kësaj, Lukaku, i cili ndodhet në Sardenjë, nuk dëshiron t'i bashkohet Chelseat dhe të nisë turneun e Shteteve të Bashkuara, në pritje të një negociate me Interin, duke e ditur se çfarëdo që të ndodhë, ai nuk do të luajë këtë sezon tjetër me skuadrën 'blu'.

Nuk ka asnjë marrëveshje për momentin mes Chelseat (që kërkon 40 milionë euro për Lukakun) dhe Interit (i cili ofron 30, tani mund të rrisë variablat për të arritur në 35 në total).

Lukaku ka qenë i qartë: ai dëshiron të rrijë vetëm te Inter, ku ishte i huazuar nga  Chelsea sezonin e kaluar. Ai i tha 'Jo' Milanit dhe do të bënte të njëjtën gjë edhe me Juventusin nëse do të kishte një ofertë nga Torino. Dhe as ai nuk pranoi që klubi londinez të negocionte për transferimin e tij në një ekip nga Arabia Saudite.

Pas një faze të parë te Interi (2019-21), Lukaku u transferua te Chelsea në vitin 2021 për 113 milionë euro, por në vitin 2022 u rikthye në skuadrën zikaltër si huazim. Tani ai është i gatshëm të ulë pagën e tij (nga 8.5 milionë euro në vit në 7.5) vetëm për të qëndruar te Interi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll