Politike

Ku ndodhet Ahmetaj? Gazment Bardhi NGRE PIKËPYETJE: Nëse do të arratiset, të jeni të sigurtë, destiacioni final s'do të jetë Kanadaja

Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi ka deklaruar se nuk ka informacion konkret nëse Ahmetaj ndodhet në Kanada, por shtoi se nëse ka në plan që të arratiset, ky nuk do të jetë destinacioni final. 

12 Korrik 2023, 18:55 Nga k.m

Ku ndodhet Ahmetaj? Gazment Bardhi NGRE PIKËPYETJE: Nëse do të

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me vendodhjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi ka deklaruar se nuk ka informacion konkret nëse Ahmetaj ndodhet në Kanada, por shtoi se nëse ka në plan që të arratiset, ky nuk do të jetë destinacioni final. 

Pjesë nga Intervista:

Bardhi: Sa të tjerë mund të shkojnë në pranga? Nuk di ta them këtë por di të tjhem që SPAK duhet mbështetur që kësaj çështjeje si dhe të dhënave të tjera t'i shkojë deri në fund. Detyra jonë është që të nxisë dhe t'i japë besim SPAK.

Ahmetaj në Kanada, keni fakte?

Bardhi: Në Kanada nuk kam informacion konkret, por kam bërë një pyetje për të marrë më shumë të dhëna, indicjen e mora nga informacionet që qarkullojnë...Të jeni të sigurt që destiacioni final, nuk do të jetë Kanadaja, nëse vërtetë ka për qëllim që t'i shmanget drejtësisë.

gazment bardhi arben ahmetaj

Sondazh

Poll