Politike

Avokatët e Ahmetajt: Është e drejta e tij nëse vjen në Shqipëri apo jo, kjo është show

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Visha ka deklaruar se Ahmetaj e ka vetë në dorë nëse do të vijë në Shqipëri apo jo.

12 Korrik 2023, 18:40 Nga I.A
Avokatët e Ahmetajt: Është e drejta e tij nëse vjen në
Ardian Visha

TIRANË- Avokati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha ka deklaruar se klienti i tij e ka nisur përballjen me drejtësinë. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Visha ka deklaruar se Ahmetaj e ka vetë në dorë nëse do të vijë në Shqipëri apo jo. Po ashtu ai ka deklaruar se ky është një shoë për të kënaqur epshet e disa personave.

“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj, Kjo është thjesht një shoë për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, tha ai.

arben ahmetaj ardian visha

Sondazh

Poll