Politike

Këshilli i Mandateve, Salianji flet për mediat, zbulon DETAJE nga dosja e Ahmetajt: Kishte dhjetra zyrtarë, deputetë e kryebashkiakë përfshi dhe Gjiknurin

Duke folur për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes, Salianji ka deklaruar se në dosje ka disa emra të rëndësishëm në politikën aktive, përshirë këtu dhe numrin 2 të PS-së Damian Gjiknuri.

12 Korrik 2023, 18:45 Nga I.A
Këshilli i Mandateve, Salianji flet për mediat, zbulon DETAJE nga
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka zbuluar disa detaje nga dosja që ka SPAK për Arben Ahmetajn. Duke folur për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes, Salianji ka deklaruar se në dosje ka disa emra të rëndësishëm në politikën aktive, përshirë këtu dhe numrin 2 të PS-së Damian Gjiknuri. Po ashtu, ai ka theksuar se ema të tjerë janë deputetë socialistë dhe kryebashkiakë. Në këto kushte sipas tij, qeveria Rama duhet që të rrëzohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.   

Salianji: Ky është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë një rast të madh korrupsioni ku pothuajse gjithë qeveria është  përfshirë ku me dhjetra persona, kryetarë bashkie dhe deputetë të PS janë përfshirë në korrupsion. Rama dhe qeveria e tij duhet të japin dorëheqjen për t’i dhënë zgjidhje një krize që po shkaktohet në Shqipëri për shkak të një skeme korruptive që ka përfshirë zyrtarët më të lartë të PS-së. Duke inkurajuar prokurorinë që hetimet të shkojnë deri në fund, zgjidhja është dorëheqja e Ramës dhe krijimi i kushteve për një qeveri më të re për të çuar para përgjegjësinë penale. Ka dhjetëra persona në këtë dosje. Kjo nuk është një çështje që i takon avokatëve, por ju takon prokurorëve. Keni kryetarë bashkie që janë sot në detyrë dhe përmenden në këtë raport. Zgjidhja në këto kushte kur kemi të shytur deri në fut të gjithë qeverinë, janë zgjedhjet e reja dhe rrëzimi i Edi Ramës. PS e ka vendosur që do të jetë ditën e hënë, ne shpresojmë për nesër.

Pyetja për Gjiknurin?

Salianji: Kjo nuk është një çështje që iu takon avokatëve, nuk bëhet fjalë vetëm për të, por edhe për ish-ministra të tjerë. Për të mos iu thënë emra, po iu them që ekziston. Po ekziston edhe emri që iu përmendet dhe dhjetra zyrtarë të tjerë, disa deputetë të sotëm. Kemi kryetarë bashkie që përmenden në këtë raport. Kaq mund t'ju them. Nuk ua them dot emrat.

damian gjiknuri ervin salianji arben ahmetaj

Sondazh

Poll