Politike

Avokatët e Ahmetajt debat me gazetarët: Po shtrembëroni të vërtetën

I pyetur nëse Ahmetaj do kthehet në Shqipëri, ai u shpreh se është e drejta e ish-zv. kryeministrit nëse do vijë në vend apo jo, por theksoi se kishte komunikuar me të 5 minuta para se të dilte në komunikatë për mediat.

12 Korrik 2023, 18:06 Nga k.m.
Avokatët e Ahmetajt debat me gazetarët: Po shtrembëroni të
Avokatët e Arben Ahmetajt

TIRANË- Avokati i ish-ministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha, ka folur për mediat në lidhje me çështjen e klientit të tij pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Në fillim të fjalës së tij, ai është shprehur kundër kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por shto se tashmë klienti i tij e ka nisur përballjen e tij me drejtësinë momentalisht. I pyetur nëse Ahmetaj do kthehet në Shqipëri, ai u shpreh se është e drejta e ish-zv. kryeministrit nëse do vijë në vend apo jo, por theksoi se kishte komunikuar me të 5 minuta para se të dilte në komunikatë për mediat.

DEKLARATA PARA GAZETARËVE: 

Avokatët: Në relacionin që shoqëronte kërkesën e Prokurorisë nuk kishte asnjë rresht që të justifikonte se pse Prokuroria kërkonte që të bënte kontroll të banesës së klientit tonë dhe masë sigurie drejt tij në përfundim të hetimeve. Ç'vlerë ka masa e sigurisë veçse një shou, të çosh 5 furgona me policë të përdhosësh banesën e një deputeti, ç'vlerë ka përveçse të kënaqesh eshpe të karakterit jo etik të njerëzve sesi dhunohet karakteri i njerëzve. Për masën e sigurisë nuk ka asgjë, se përse kërkohet masa e sigurisë. Jemi kundër arrestit. Hera e fundit që kam komunikuar me klientit tim? Para 5 minutash.

Udhëtimet dhe fshehja e pasurisë? Janë hamendësime, nuk ka fshehje të pasurisë. Është larguar jashtë vendit sepse ka probleme personale. Nuk kemi informacion se ku është zoti Ahmetaj. Treguam se çfarë u debatua këtu, sesi do të bëhet mbrojtja me gjithë respektin, nuk ua themi tani. Pyetje juaj kishte të pavërteta. Kush e provon se kishte shumë prona. është shumë interesante që ju e dini dhe unë nuk e di. Mos flisni pa u njohur, ja pra kështu po e mbrojmë. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shrembëroni që në hyrje, ku e dini që ka shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërorë është vepër penale? duhet të vërtetohet dhe nuk janë vërtetuar. Po i keni vërtetuar ju, vazhdo karrierën dhe bëhu prokurore. Ne nuk kemi ç'të mbrojmë më këtu.

Ka marrëveshje ekstradimi Shqipëria me Kanadanë? Leksioni në orë tjetër.  

arben ahmetaj ne spak arben ahmetaj

Sondazh

Poll