Politike

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, Bardhi dorëzon raportin me 19 faqe: Opozita dakord!

Dokumenti është nënshkruar nga 5 deputetë të opozitës, të cilët janë: Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Ervin Salianji.

12 Korrik 2023, 18:37 Nga k.m.
SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, Bardhi dorëzon raportin me 19
Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike (e vulës) ka dorëzuar raportin e saj prej 19 faqesh në Këshillin e Mandateve. Raporti u prezantua në emër të opozitës nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Ndërsa dokumenti është nënshkruar nga 5 deputetë të opozitës, të cilët janë: Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Ervin Salianji.

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, Bardhi dorëzon raportin me 19

"5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale,"-shkruhet në raportin e dorëzuar nga opozita.

arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll