Politike

"Po Rama duhet të merret në pyetje?"/ Vazhdojnë debatet tek Këshilli i Mandateve, Salianji-avokatëve të Ahmetaj: A po sulmohet nga maxhoranca?

Deputeti demokrat Ervin Salianji u ka bërë pyetje avokatëve të Ahmetajt nëse po sulmohet klienti i tyre po sulmohet nga maxhoranca.  

12 Korrik 2023, 17:39 Nga k.m
"Po Rama duhet të merret në pyetje?"/ Vazhdojnë debatet
Ervin Salianji

TIRANË- Debatet në Këshillin e Medias kanë vazhduar ditën e sotme në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjatë mbledhjes, deputeti demokrat Ervin Salianji u ka bërë pyetje avokatëve të Ahmetajt nëse po sulmohet klienti i tyre po sulmohet nga maxhoranca.  

"Avokat, ju në fjalën tuaj thatë që duhet t’i ruhemi protagonizmit gjyqësor, thatë që ka gjuhë joprofesionale në relacion, që ka fyerje që prokuroria u soll si Gestapo etj… Ndërkohë duke i qëndruar mendimit që ne nuk jemi gjykatë dhe që garancia e imunitetit është garanci për sulmet politike, po ju pyes pasi thatë që klienti juaj është vunerabel politikisht, mendoni që po sulmohet politikisht nga mazhoranca? Në publik po qarkullon që personi nën hetim ju është përgjigjur prokurorisë për disa pyetje se prokuroria duhet të pyesë Ramën per disa vendimmarje, keni autorizim ose info për ta qartesuar këtë?,"- tha Salianji.

arben ahmetaj ervin salianji

Sondazh

Poll