Politike

Kërkohet arrestimi i ish-zv.kryeministrit, avokati i Ahmetajt: Nuk gjen drejtësi në SPAK. Felaj: E kanë kaluar Vettingun

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, avokati i Arben Ahmetajt, Ardian Visha tha se klienti i tij nuk mund që të gjejë drejtësi në SPAK.

12 Korrik 2023, 17:58 Nga k.m.
Kërkohet arrestimi i ish-zv.kryeministrit, avokati i Ahmetajt: Nuk gjen
Avokatët e Ahmetajt

TIRANË- Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt kanë ngritur pikëpytje lidhur me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, avokati i Arben Ahmetajt, Ardian Visha tha se klienti i tij nuk mund që të gjejë drejtësi në SPAK.

Ndërkohë deputetja socialiste Ermonela Felaj i është përgjigjur se çfarë ndikimi mund të kenë prokurorët e SPAK, kur të gjithë e kanë kaluar Vettingun. Por përgjigjia e avokatëve ende nuk dihet. 

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll