Sport

"Nëse Barcelona dëshiron t'i bëjë një nder Gironës, të mos firmosë me Oriol Romeu"

Presidenti i bordit të drejtorëve të Girona, Pere Guardiola, do të takohet së shpejti me Mateu Alemany

12 Korrik 2023, 15:51 Nga DOSJA

"Nëse Barcelona dëshiron t'i bëjë një nder

SPANJE - Pere Guardiola, president i bordit të drejtorëve të Gironas, foli këtë të mërkurë për interesimin e Barcelonës për Oriol Romeu. Mesfushori mbrojtës është objektivi numër një i Barçës për të mbushur boshllëkun e lënë pas largimit të Sergio Busquets. Të dy klubet tashmë kanë folur, por nuk ka marrëveshje.

"Nëse Barcelona dëshiron të na bëjë një nder, unë do t'i kërkoja të mos nënshkruajnë me Oriol Romeu. Ne po planifikojmë sezonin me Oriol në skuadrën tonë dhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm,"- ka thenë drejtori Guardiola.

Lidhur me bisedat mes dy klubeve, ai deklaroi se “rreth 18 ditë më parë kam folur tashmë me Mateu Alemany, i cili më telefonoi për të mësuar për situatën e futbollistit dhe folëm sërish para disa ditësh për t’u takuar së shpejti dhe shikuar njëri-tjetrin”.

"Nëse Barcelona dëshiron t'i bëjë një nder

Guardiola nuk ka hyrë në detaje të tjera. Ai nuk specifikoi nëse ata pretendojnë klauzolën e përfundimit, apo janë të gatshëm të negociojnë. As nëse ndonjë lojtar i Barcelonës mund t’i interesojë Girona dhe të hyjë në operacion. "Kjo është një pyetje për fushën sportive," tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll