Sport

VIDEO/ Antonela Rocuzzo hap zemrën dhe emocionon fansat, teksa ka mbërritur me Leo Messin në Miamin: "Një fillim i ri"...

Antonela Roccuzzo, e cila ka më shumë se 35 milionë ndjekës në Instagramin e saj, përdor rrjetet sociale çdo ditë për të ndarë gjithçka nga rutinat e saj…

12 Korrik 2023, 15:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Antonela Rocuzzo hap zemrën dhe emocionon fansat, teksa ka

SHBA - Leo Messi më në fund mbërriti në aeroportin e ‘Fort Lauderdale’, teksa po përgatitet të finalizojë transferimin e tij në Inter Miami. Ylli argjentinas së fundmi ka shijuar pushime relaksuese në Bahamas me të dashurit e tij dhe vjen në Miami për të bërë debutimin e tij, që përkon me ndeshjen e tij të parë në Kupën e Ligës. 

Ky turne i ri ka pjesëmarrjen e të gjitha ekipeve të MLS dhe Liga MX dhe është planifikuar të fillojë më 21 korrik, me Inter Miami përballë Cruz Azul.

Por ka qenë bashkëshortja e ‘Pleshtit’, Antonela Rocuzzo, ajo që ka emocionuar të gjithë ndjekësit e tij me publikimin e mbërritjes së tyre në qytetin amerikan. Ajo publikoi një histori ku shihen palmat klasike të qytetit dhe mbi të cilën shkruan: "Fillimi i ri", së bashku me një emoji të zemrës dhe syve të përlotur.

VIDEO/ Antonela Rocuzzo hap zemrën dhe emocionon fansat, teksa ka

Antonela Roccuzzo, e cila ka më shumë se 35 milionë ndjekës në Instagramin e saj, përdor rrjetet sociale çdo ditë për të ndarë gjithçka nga rutinat e saj në palestrën e deri tek momentet intime familjare dhe mesazhet e buta për Leo Messin, siç ndodhi me imazhet e tyre të pushimeve në Bahamas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll