Bota

'Prigozhin mund të ketë vdekur'/ Deklarata 'bombë' e gjeneralit amerikan: Takimi i shefit të 'Wagner' me Putin është inskenim

Gjenerali në pension një bashkëpunëtor i ABC News i cili më parë ka shërbyer si komandant i Forcave të SHBA-së në Kore, ndau mendimet e tij mbi fatin e pasigurt të Prigozhin si pasojë e kryengritjes jetëshkurtër të armatosur të Grupit ëagner muajin e kaluar.

12 Korrik 2023, 16:58 Nga a.l
'Prigozhin mund të ketë vdekur'/ Deklarata
Foto ilustruese

RUSI- Ish-udhëheqësi i lartë ushtarak amerikan, Robert Abrams ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se shefi i grupit mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin mund të ketë vdekur ose është vënë në pranga dhe se takimi i tij i publikuar në media, me presidentin rus Vladimir Putin pas kryengritjes së dështuar është i inskenuar. 

Gjenerali në pension një bashkëpunëtor i ABC News i cili më parë ka shërbyer si komandant i Forcave të SHBA-së në Kore, ndau mendimet e tij mbi fatin e pasigurt të Prigozhin si pasojë e kryengritjes jetëshkurtër të armatosur të Grupit ëagner muajin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

“Vlerësimi im personal është se dyshoj se do ta shohim Prigozhin më publikisht. Unë mendoj se ai ose do të fshihet, ose do të dërgohet në burg, ose do të trajtohet në ndonjë mënyrë tjetër, por dyshoj se do ta shohim më ndonjëherë,” tha Abrams për ABC Neës. 

Gjenerali në pension me katër yje ngriti gjithashtu dyshime për një takim që, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Putin zhvilloi me Prigozhin dhe të gjithë komandantët e tij të lartë ëagner më 29 qershor, pesë ditë pas kryengritjes së ndërprerë. 

robert abrams yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll