Bota

'Ne nuk jemi Amazon'/ Sekretari i Mbrojtjes i thotë Ukrainës të tregojë më shumë mirënjohje

Komentet e Wallace vijnë pasi presidenti ukrainas kishte shprehur zhgënjimin e tij për mosmarrjen e një afati kohor për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë në samitin e NATO-s.

12 Korrik 2023, 16:20 Nga a.l
'Ne nuk jemi Amazon'/ Sekretari i Mbrojtjes i thotë Ukrainës
Ben ëallace

Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace ka komentuar kërkesën dhe thirrjet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për mbështetje ushtarake, duke u shprehur se Kievi duhet të jetë mirënjohëse për sistemet e armëve me vlerë miliona dollarë që po marrin nga shtetet perëndimore. 

"Mbretëria e Bashkuar nuk është një shërbim i dërgesës së armëve nga Amazon në Ukrainë dhe Kievi mund të jetë i mençur t'i lërë mbështetësit e tij "të shohin mirënjohje", ka thënë sekretari britanik i mbrojtjes.

Komentet e Wallace vijnë pasi presidenti ukrainas kishte shprehur zhgënjimin e tij për mosmarrjen e një afati kohor për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë në samitin e NATO-s, shkruan Sky News. 

Megjithatë, Zelenskyy mori disa garanci të tjera sigurie dhe falënderoi disa kombe për angazhimin e tyre të ripërtërirë ndaj përpjekjeve luftarake të Kievit.

samiti i natos ne lituani ben wallace

Sondazh

Poll