Bota

Biden nuk i ndahet 'gafave', e quan Zelenskyy-n 'Vladimir'

Presidenti amerikan tha se foli edhe me presidentin ukrainas, por gabimisht e quajti atë Vladimir.

12 Korrik 2023, 15:46 Nga a.l
Biden nuk i ndahet 'gafave',  e quan Zelenskyy-n 'Vladimir'
Joe Biden

LITUANI- Presidenti amerikan Joe Biden vijon të jetë në qendër të vëmendjes në daljet e tij publike dhe takimet zyrtare, kjo për shkak të gabimeve me ose padashje në identifikimin e personave apo vendeve në të cilat ai ndodhet. Deklaratat e tij bëjnë xhiron e rrjetit, e radhës është në samitin e NATO-s në Vilnius ku Biden i është drejtuar presidentit ukrainas me emrin 'Vladimir' në vend të Volodymyr. 

“Ne sapo përfunduam takimin e parë të këshillit NATO-Ukrainë dhe të gjithë aleatët ranë dakord se e ardhmja e Ukrainës qëndron në NATO”, tha presidenti amerikan.

Presidenti amerikan tha se foli edhe me presidentin ukrainas, por gabimisht e quajti atë Vladimir, shkruan Sky News.

“Unë dhe Vladimir…..,unë dhe Zelensky folëm për llojin e garancive që mund të kishim humbur ndërkohë që isha në Ukrainë dhe kur u takuam në vende të tjera. Sot, angazhimet afatgjata që po ndërmarrim janë fokusuar në siguritë që do t’i ofrojmë Ukrainës", tha ai. 

Korniza e G7-ës përqendrohet në sigurimin e një force të qëndrueshme të aftë për të mbrojtur Ukrainën tani dhe për të penguar agresionin rus në të ardhmen.  Ai gjithashtu do të ofrojë ndihmë sigurie dhe pajisje moderne ushtarake në tokë, ajër dhe det.  

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll