Bota

Stoltenberg: Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet pas luftës

Stoltenberg përshëndeti gjithashtu paketën e re të mbështetjes për sigurinë, të dakorduar sot nga vendet e G7.

12 Korrik 2023, 16:09 Nga a.l
Stoltenberg: Duhet të sigurohemi që historia të mos
Jens Stoltenberg

LITUANI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsërit se vendimi për të hequr barrierat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dërgon një mesazh të qartë, të fortë dhe të bashkuar nga samiti. Stoltenberg përshëndeti gjithashtu paketën e re të mbështetjes për sigurinë, të dakorduar sot nga vendet e G7.

Ai tha se NATO duhet të sigurohet që të ketë rregullime të besueshm" për sigurinë e Ukrainës kur të përfundojë lufta, në mënyrë që historia të mos përsëritet. Shefi i NATO-s u takua sot edhe me krerët e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut, së bashku me delegatët e BE-së, shkruan Sky News. 

"NATO është një aleancë rajonale, por ne përballemi me sfida globale. Ajo që ndodh në Evropë ka rëndësi për Indo-Paqësorin, ajo që ndodh atje ka rëndësi për Amerikën e Veriut dhe Evropën", tha ai. 

Stoltenberg tha se NATO tani është më e bashkuar se kurrë.  Ai e mbylli fjalimin e tij të shkurtër duke falënderuar presidentin lituanez dhe "popullin e Vilniusit" përpara se të shkonte për të marrë pyetje nga gazetarët.

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll