Bota

E portretizoi si vend të pavarur në faqen ndërkombëtare, Shtëpia e modës 'Bulgari' i kërkon falje Kinës

Kompania dhe të famshmit që përfaqësojnë markën u kthyen në temat më të nxehta në Weibo, një platformë kineze e ngjashme me Twitter, pasi përdoruesit e internetit vunë re se Tajvani ishte përfshirë në listën e kombeve të pavarura në faqen e internetit të Bulgari.

12 Korrik 2023, 15:37 Nga a.l
E portretizoi si vend të pavarur në faqen ndërkombëtare,
Bvlgari

Argjendarja luksoze 'Bulgari' ka kërkuar falje pasi shfaqi Tajvanin si një vend të pavarur në faqen e tij ndërkombëtare, duke revoltuar  përdoruesit kinezë të internetit.

Kompania dhe të famshmit që përfaqësojnë markën u kthyen në temat më të nxehta në Weibo, një platformë kineze e ngjashme me Twitter, pasi përdoruesit e internetit vunë re se Tajvani ishte përfshirë në listën e kombeve të pavarura në faqen e internetit të Bulgari.

“Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez dhe nuk mund të renditet si vend”, reagoi gazeta nacionaliste Global Times.

Bulgari, në pronësi të LVMH, kërkoi falje në llogarinë e saj zyrtare në Weibo, duke pretenduar se ishte një gabim menaxhimi dhe duke thënë se respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

Bulgari është marka më e fundit ndërkombëtare që ka krijuar bujë në Kinë. Në vitin 2019, markat luksoze Versace, Givenchy dhe Coach u kritikuan nga përdoruesit kinezë të internetit për renditjen e Tajvanit, Hong Kongut dhe Macau si vende të pavarura në faqet e tyre përkatëse të internetit, shkruajnë mediat e huaja. 

Hong Kongu dhe Makao janë dy rajone të veçanta administrative kineze, ndërsa Partia Komuniste e Kinës e konsideron Tajvanin një provincë rebele që duhet të ishte kthyer në sundimin kinez, edhe pse nuk e kontrolloi kurrë ishullin. 

lvmh

Sondazh

Poll