Bota

'Loja do të ndryshojë'/ Paralajmëron Peskov: Nëse Ukraina përdor municione thërrmuese e dimë si do të përgjigjemi

Më herët, shërbimet e urgjencës në rajonin e Zaporozhye raportuan se trupat ukrainase kishin granatuar qytetin e Tokmak me municione thërrmuese.

12 Korrik 2023, 16:42 Nga a.l
'Loja do të ndryshojë'/ Paralajmëron Peskov: Nëse
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shprehete se Rusia do të marra masa më të ashpra nëse Ukraina do të nisë përdorimin e municioneve thërrmuese. 

“Rusia do të duhet t’i përgjigjet Ukrainës duke përdorur potencialisht municione thërrmuese. Natyrisht, përdorimi i mundshëm i këtij lloji të armëve është një ndryshim i lojës dhe sigurisht që do ta detyrojë Rusinë të ndërmarrë hapa specifikë si përgjigje,” tha Peskov.

Më herët, shërbimet e urgjencës në rajonin e Zaporozhye raportuan se trupat ukrainase kishin granatuar qytetin e Tokmak me municione thërrmuese, shkruan TASS. 

Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu paralajmëroi se nëse Ukrainës i dërgohen ndonjëherë municione thërrmuese të SHBA-së, Rusia do të duhet të përdorë armë të ngjashme kundër trupave ukrainase. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll