Bayern Munich/ Plani ‘B’ i trajnerit Tuchel në rast dështimi me Harry Kane...
GJERMANI - Bayern Munich sigurisht që nuk priste të kishte kaq shumë vështirësi për të zëvendësuar Robert Lewandows...
"Benjamin Mendy kishte fjetur me mijëra. Ai ishte mësuar që gratë të thoshin "Po", por ky rast ka të bëjë me atë që ai bëri kur gratë thoshin "Jo".

ANGLI - Prokurori Benjamín Aina akuzoi Benjamin Mendy, një mbrojtës francez për të cilën Manchester City pagoi më shumë se 57 milionë në 2017, i cili edhe pse në janar 2023 u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim, ka dalë përsëri para gjykatës për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për tentativë përdhunimi.
Prokuroria ka dashur të nxjerrë në pah oreksin seksual dhe kontrollin e ushtruar nga futbollisti, për të cilin, sipas Ainës, “fjala “Jo” nuk figuron në fjalorin e tij”.
"Benjamin Mendy kishte pasuri, pozitë në shoqëri dhe akses ndaj grave, që donin të ishin në shoqërinë e tij dhe, siç tha ai, kishte fjetur me mijëra prej tyre. Ai ishte mësuar që gratë të thoshin 'Po', por ky rast ka të bëjë me atë, kur njëra nga gratë tha “Jo”. Si e përballon egoja juaj “Jo”-në?” argumentoi prokurori para trupit gjykues, fjalë të riprodhuara nga gazeta “The Sun”.
“Ai nuk kujdeset për ndjenjat, apo këndvështrimet e femrave, përveç nëse ato përputhen me atë që ai ndjen”,- tha Aina për Benjamín Mendy. “Nëse ato nuk e miratojnë stilin e jetesës së zotit Mendy, nuk është arsye për të arritur një vendim të kundërt”.

Gjykatësi Steven Everett iu desh t'i kujtonte jurisë se gjyqi i lojtarit të Manchester City "nuk ishte një gjykatë e moralit".
"Ju keni dëgjuar për qasjen e zotit Mendy ndaj grave në përgjithësi. Ju lutemi mbani mend se kjo është një gjykatë ligjore dhe jo një gjykatë morale. Nëse arrini në përfundimin se nuk e miratoni stilin e jetës së zotit Mendy, nuk ka asnjë arsye për të marrë një vendim të kundërt”,- u shpjegoi gjyqtari gjashtë burrave dhe gjashtë grave që janë pjesë e jurisë së gjykatës.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Bayern Munich sigurisht që nuk priste të kishte kaq shumë vështirësi për të zëvendësuar Robert Lewandows...
SHBA - Gjatë këtij sezoni 2022/2023, Lionel Messi me siguri vërtetoi statusin e tij si lojtari më i mirë në histori, duke fituar...
ITALI - Kjo është një dosje që po zvarritet prej javësh dhe që më në fund mund të gjejë një përfun...
SPANJE - Ousmane Dembelé ka edhe një vit nga përfundimi i kontratës së tij me Barcelonën. Dhe për momentin nuk parashi...
SPANJE - Vazhdon puna për rinovimin e “Camp Nou”, i cili vitin e ardhshëm, pas 66 sezonesh, nuk do të jetë më shtëpi...
SPANJE - Siç zbulohet nga e përditshmja katalanase El Mundo, trajneri italian i Real Madridit akuzohet se ka fshehur një shumë p...
KROACI - Zhvillime pozitive për Edwin van der Sar. Bota e futbollit u trondit pak ditë më parë kur u bë e ditur se porti...
ITALI - Gjithçka është bërë për transferimin e Sergej Milinkoviç-Savic nga Lazio te Al Hilal.&nb...
SHBA - Leo Messi zbarkoi në Miami të martën me familjen e tij. Lojtari argjentinas njoftoi nënshkrimin e tij për Inter Miam...
MAQEDONI E VERIUT - Struga e mbylli në barazim 0-0 ndeshjen e parë ndaj Zalgiris. Skuadra e drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro që debutoi n&e...