Sport

E BUJSHME! FIFA sanksionon Al-Nassr, i mbyll merkaton për tre sezone… askush nuk mund të federohet nga blerjet

Për një borxh me Leicesterin që nga viti 2018

12 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA

E BUJSHME! FIFA sanksionon Al-Nassr, i mbyll merkaton për tre

ZVICER - Al-Nassr i Cristiano Ronaldos është sanksionuar nga FIFA pa arritur të nënshkruajë me lojtarë të rinj, sipas informacioneve të siguruara nga 'Mirror'.  Gjithçka për shkak të një mosmarrëveshjeje me Leicesterin, të cilit i kishte borxh para nga një transferim i mëparshëm.

Kjo është marrëveshja për sulmuesin nigerian Ahmed Musa, që u mbyll në vitin 2018 dhe për të cilën Al-Nassr duhej t'i paguante ‘Dhelprave’ pak më shumë se 15 milionë euro.  Një vendim zyrtar i FIFA-s thotë se skuadra saudite ka dështuar të paguajë 460.000 € plus interesin për bonuset e lidhura me performancën.

Vendimi u publikua fillimisht në tetor 2021, me Al-Nassr që u paralajmërua se do t'u vendosej një ndalim transferimi, nëse ata nuk do t'i paguanin Leicesterit shumën e papaguar. Tashmë besohet se ata nuk e respektuan vendimin dhe u vendos ndalimi. Kjo vlen si për transfertat vendase, ashtu edhe për ato ndërkombëtare, që do të thotë se ata aktualisht nuk mund të regjistrojnë asnjë nga yje që ka blerë nga jashtë.

Vendimi fillestar i FIFA-s thoshte se ndalimi do të përbënte tre dritare transferimi. Al-Nassr u këshillua gjithashtu se çështja do të sillet para Komitetit Disiplinor të FIFA-s nëse Leicester nuk ka marrë ende pagesën deri në fund të ndalimit.

E BUJSHME! FIFA sanksionon Al-Nassr, i mbyll merkaton për tre

Al-Nassr ka sugjeruar, se problemi ka lindur përpara marrjes së klubit nga Fondi i Investimeve Publike (PIF). Është raportuar se struktura e re e skuadrës do të sigurojë që të mos përsëritet, ndërsa pagesa e Musës do t'i paguhet Leicesterit menjëherë për të hequr dënimin.

Al-Nassr ka vazhduar me shpenzimet e tyre të mëdha, duke nënshkruar me mesfushorin kroat Marcelo Brozovic nga Inter, ndërsa italiani Domenico Berardi dhe lojtari i Chelseat Hakim Ziyech janë ndër emrat e lidhur me një lëvizje në klub.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll