Sport

VIDEO/ Conor Mcgregor sulmon ministren e mjedisit në Twitter: "Qesharake..."

Zv.presidentja e tretë dhe ministrja për Tranzicionin Ekologjik ka bërë diçka për të folur orët e fundit, për shkak të mbërritjes së saj me biçikletë në një takim të ministrave të Mjedisit.

12 Korrik 2023, 12:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Conor Mcgregor sulmon ministren e mjedisit në Twitter:

SPANJE - Ardhja e zv/presidentes së tretë dhe ministres për Tranzicionin Ekologjik,  Teresa Ribera, në takimin e Ministrave Evropianë të Mjedisit në Valladolid, ka krijuar precedentin për të folur si në media, ashtu edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter. 

Teresa Ribera u pa në një biçikletë me kolegët e Ministrisë për të dhënë shembull ambientalizmi, por pak metra pas saj erdhën dy automjete zyrtare, njëra e sigurisë dhe tjetra e ekipit të saj. 

VIDEO/ Conor Mcgregor sulmon ministren e mjedisit në Twitter:

Si mund të ndodhte ndryshe, pamjet qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale dhe një nga personat që reagoi ishte luftëtari i UFC-së, Conor McGregor. 

Ai, i cili flet gjithmonë pa i grirë fjalët, nuk ka ngurruar aspak të sulmojë ministren Teresa Ribera. "Vazhdo qesharake. Mjaft! Ec, fol, jeto, merr frymë. Ose hesht!",- është shprehur luftëtari. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll