Bota

PASOJAT e një lufte/ Raporti i përditësuar i OKB-së: Mbi 3 milionë kanë braktisur banesat e tyre në Sudan

Shumica e refugjatëve janë larguar ose nga kryeqyteti Khartoum, ku më 15 prill shpërtheu një luftë për pushtet midis ushtrisë dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), ose Darfurit, ku dhuna kundër grupeve të veçanta etnike është rritur.

12 Korrik 2023, 14:49 Nga a.l
PASOJAT e një lufte/ Raporti i përditësuar i OKB-së: Mbi 3
Sudan

SUDAN- Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, më shumë se 3 milionë njerëz janë zhvendosur nga konflikti midis fraksioneve ushtarake në Sudan që filloi pothuajse tre muaj më parë. Raporti vlerëson se më shumë se 2.4 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 730,000 kanë hyrë në vendet fqinje.

Shumica e refugjatëve janë larguar ose nga kryeqyteti Khartoum, ku më 15 prill shpërtheu një luftë për pushtet midis ushtrisë dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), ose Darfurit, ku dhuna kundër grupeve të veçanta etnike është rritur, shkruajnë mediat e huaja. 

Nga ata që largohen nga Sudani, shumica kanë ikur në veri në Egjipt ose në perëndim në Çad, me një numër të madh që kalojnë gjithashtu në Sudanin e Jugut dhe Etiopi. 

lufta ne sudan

Sondazh

Poll