Bota

Sunak takohet me Zelenskyy-n: Marrëveshjet e sigurisë së Ukrainës nuk zëvëndësojnë anëtarësimin në NATO

Mbretëria e Bashkuar mbështet ofertën e Kievit për t’u bashkuar me bllokun ushtarak dhe Sunak tha në fillim të kësaj jave se vendi i duhur i Ukrainës është në NATO.

12 Korrik 2023, 14:54 Nga a.l
Sunak takohet me Zelenskyy-n: Marrëveshjet e sigurisë së
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy

LITUANI- Zyra për shtyp e kryeministrit britanik Rishi Sunak deklaron se Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina kanë rënë dakord që aranzhimet e reja të sigurisë që do të shpallen nga aleatët globalë nuk do të jenë një zëvendësim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, shkruajnë mediat e huaja.

“Kryeministri dhe presidenti ranë dakord për rëndësinë e aranzhimeve të sigurisë që do të shpallen nga G7 këtë pasdite. Të dy ranë dakord se marrëveshjet nuk do të zëvendësojnë anëtarësimin në NATO dhe prisnin të ndërtonin kornizën e re të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha zyra e Sunak, pasi ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në samitin e NATO-s në Lituani.

Mbretëria e Bashkuar mbështet ofertën e Kievit për t’u bashkuar me bllokun ushtarak dhe Sunak tha në fillim të kësaj jave se vendi i duhur i Ukrainës është në NATO.

samiti i natos ne lituani rishi sunak

Sondazh

Poll