Bota

Zelenskyy 'këmbëngul': Paketa shtesë e ndihmës ushtarake është lajm pozitiv, por ftesa në NATO do të ishte rezultati 'optimal'

Fjalët e tij duken më pajtuese se dje, kur ai e quajti "absurde" mungesën e një afati kohor të fortë për anëtarësimin.

12 Korrik 2023, 14:20 Nga a.l
Zelenskyy 'këmbëngul': Paketa shtesë e ndihmës
Volodymyr Zelenskyy

LITUANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e mbajtur në samitin në Vilnius ka falenderuar NATO-n për paketën e saj prej tre pjesësh të mbështetjes. 

"Ne kemi disa lajme pozitive për paketën e re të mbështetjes së mbrojtjes që vjen nga partnerët tanë," tha presidenti ukrainas. 

Megjithatë, ai shton se rezultati "optimal" nga samiti do të ishte që Ukraina të merrte një ftesë të drejtpërdrejtë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake, shkruan Sky News.

Ne nuk jemi ende në NATO, por kjo është mbështetja e madhe që vjen nga shoqëritë në mbarë botën”, thotë Zelenskyy.

Fjalët e tij duken më pajtuese se dje, kur ai e quajti "absurde" mungesën e një afati kohor të fortë për anëtarësimin.

samiti i natos ne lituani volodymyr zelensky

Sondazh

Poll