Bota

Macron fton Milatoviçin për një vizitë zyrtare në Francë, presidenti i Malit të Zi: Procesi i integrimit evropian është jetik

Ai theksoi se në këtë mënyrë do të dërgohej sinjal për vendet e rajonit se ka dritë në fund të tunelit dhe se procesi i integrimit evropian është jetik. 

12 Korrik 2023, 15:12 Nga a.l
Macron fton Milatoviçin për një vizitë zyrtare në
Emmanuel Macron dhe Jakov Milatoviç

MAL I ZI-  Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka marrë ftesë për vizitë zyrtare në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai theksoi se në këtë mënyrë do të dërgohej sinjal për vendet e rajonit se ka dritë në fund të tunelit dhe se procesi i integrimit evropian është jetik. 

“Besoj se ky është momenti i duhur që Mali i Zi të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian”, tha Milatoviç.

Sipas deklaratës së Presidentit, Macron e uroi Milatoviçin për fitoren bindëse në zgjedhje, për marrjen e fundit të detyrës dhe tha se rruga e tij profesionale është një bazë e mirë për realizimin e synimeve të politikës së jashtme të Malit të Zi, shkruan Vijesti. 

Presidenti Macron vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka nevojë për një dinamikë të re në rajon dhe se në këtë kontekst, Franca do të jetë avokate e përmirësimit të procesit integrues të Malit të Zi në periudhën e ardhshme. 

jakov milatoviç emmanuel macron

Sondazh

Poll