Bota

Momente GAZMORE në samitin në Vilnius, Zelenskyy e pyet me stil shefin e NATO-s për avionët F-16: Jo, jo, përgjigje ju lutem

Presidenti ukrainas gabimisht mendoi se një gazetar po i bënte një pyetje se kur aleatët e NATO-s mund t’i siguronin vendit të tij avionët F-16, por ajo kishte për qëllim shefin e NATO-s.

12 Korrik 2023, 14:38 Nga a.l
Momente GAZMORE në samitin në Vilnius, Zelenskyy e pyet me stil shefin
Volodymyr Zelenskyy në samitin e NATO-s

LITUANI- Momente gazmore në samitin e NATO-s në Vilnius. Presidenti ukrainas gabimisht mendoi se një gazetar po i bënte një pyetje se kur aleatët e NATO-s mund t’i siguronin vendit të tij avionët F-16, por pyetja në fakt iu drejtua shefit të NATO-s. 

Për F-16-at, m’u drejtove mua apo ty?”, tha Zelenskyy, teksa vuri në dukje Jens Stoltenberg.

F16?! Jo, jo, pa përgjigje ju lutem”, teksa ky moment ka shkaktuar të qeshura.

Gazetari e kishte pyetur Stoltenberg se sa shpejt mund të priste që vendet e NATO-s t’i siguronin presidentit ukrainas avionët F-16 që ai kishte kërkuar. Stoltenberg tha se një grup aleatësh të NATO-s krijuan një koalicion të martën për të ofruar trajnime për pilotët luftarakë F-16 nga Ukraina, shkruan Sky News. 

F-16 Fighting Falcon është një avion luftarak me shumë role i zhvilluar për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll