Bota

SHBA miraton projektligjin: Abortet pas 6 javësh të shtatzënisë do të ndalohen

Projektligji u miratua ekskluzivisht me mbështetjen e republikanëve. Pak minuta pas miratimit të projektligjit, pas orës 23:00, protestuesit në galeri brohoritën njëzëri "turp" për senatorët e shtetit, duke kundërshtuar hapur vendimin. 

12 Korrik 2023, 13:42 Nga a.l

 

SHBA miraton projektligjin: Abortet pas 6 javësh të
Foto ilustruese

 

SHBA-  Legjislatura e Iowa-s, e udhëhequr nga republikanët, gjatë një seance spciale maratonë të martë,  miratoi një projekt-ligj që ndalon shumicën e abortit pas afërsisht gjashtë javësh shtatzënie. Guvernatori Kim Reynolds në një deklaratë për mediat tha se do ta nënshkruante projektligjin të premten, shkruajnë mediat e huaja. 

Projektligji u miratua ekskluzivisht me mbështetjen e republikanëve. Pak minuta pas miratimit të projektligjit, pas orës 23:00, protestuesit në galeri brohoritën njëzëri "turp" për senatorët e shtetit, duke kundërshtuar hapur vendimin. 

“Gjykata e Lartë e Iowa-s vuri në dyshim nëse kjo legjislaturë do të miratonte të njëjtin ligj që miratoi në 2018, dhe sot ata kanë një përgjigje të qartë. Zërat e Iowans dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund të injorohen më dhe drejtësia për të palindurit nuk duhet të vonohet”, tha Reynolds në një deklaratë. 

Aborti aktualisht është i ligjshëm në Iowa deri në javën e 20 të shtatzënisë. Legjislacioni do të hyjë në fuqi menjëherë me nënshkrimin e guvernatorit të premten. 

aborti ne shba

Sondazh

Poll