Bota

Përgjimet e Kusari-Lilës me deputetin serb/ Reagon Kurti: Nuk kemi varësi nga Lista Serbe! Nuk e kam takuar asnjëherë Radoiçiçin

Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se kanë pasur gjithmonë raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të LV-së nuk e mohon në asnjë moment.   

12 Korrik 2023, 13:57 Nga a.l
Përgjimet e Kusari-Lilës me deputetin serb/ Reagon Kurti: Nuk kemi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për audio-inicizmet e publikuara në media në të cilat dëgjohet komunikimi që shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simic, e ku konfirmohet edhe biseda që Kusari-Lila ka pasur me Milan Radojiçiç. Kurti ka hedhur poshtë raportimet duke pretenduar se Qeveria s’ka varësi nga Lista Serbe ndërsa shton se me Radojçiç nuk ka patur asnjë komunikim. 

“Shefja e GP tonë dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka interpretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që po dëgjojnë. Është një incizim i gjymtuar, redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që organet e drejtësisë të merren me të. Shefja e grupit tonë parlamentar jo vetëm që bisedon me shefat e grupeve tjera parlamentare, por ajo ka për të detyrë që të përpiqet të sigurojë sa më shumë vota. Qeveria e Kosovës ka zero varësi nga Lista Serbe. Dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratik edhe liberal si asnjë tjetër në Kosovën e pavarur. Unë as që kam komunikuar as që e kam takuar personin në fjalë. Por ju lus të gjithëve të keni kujdes nga lufta hibride që bëhet nga Serbia kundër shtetit të pavarur dhe pushtetit demokratik në Kosovë. Gjatë takimit që ajo ka pasur me shefin e LS kur ishte në Kuvend, kur e kishin Rakiqin ministër. Aty asaj i është lëshuar interfoni i telefonit të Slavko Simicit, gjë që s’mund të thuhet se është takim”, ka thënë Kurti. 

Në hyrje të bisedës, deputeti i listës serbe Slavko Simiç i përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiçin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për rastin “Brezovica”. Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se kanë pasur gjithmonë raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të LV-së nuk e mohon në asnjë moment.   

albin kurti

Sondazh

Poll