Bota

E rëndë në Itali/ Familja i kërkonte, dy vëllezërit e mitur gjenden të mbytur në rezervuar

Prindërit gjetën këpucët jashtë rezervuarit, i cili është tre metra i thellë

12 Korrik 2023, 13:22 Nga a.l
E rëndë në Itali/ Familja i kërkonte, dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Itali. Siç raportojnë mediat vendase 2 të mitur, vëllezër janë gjetur të pajetë në zonën e Foggia. Ata u zhdukën për disa orë nga Manfredonia dhe trupat e pajetë të tyre janë gjetur gjatë mbrëmjes në një rezervuar në një fshat midis Mafredonia dhe Zapponeta. 

Prindërit gjetën këpucët jashtë rezervuarit, i cili është tre metra i thellë. Për momentin nuk dihet nëse dy vëllezërit kanë rrëshqitur apo janë zhytur në ujë për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta. 

itali

Sondazh

Poll