Sport

Laporta kërkon “ta lidhi” Dembelé për një kohë të gjatë me Barçën...

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, presidenti i Barçës shpjegon se synon t’i ofrojë francezit një kontratë afatgjatë.

12 Korrik 2023, 10:00 Nga DOSJA
Laporta kërkon “ta lidhi” Dembelé për një

SPANJE - Ousmane Dembelé ka edhe një vit nga përfundimi i kontratës së tij me Barcelonën. Dhe për momentin nuk parashikohet as edhe ndonjë një largim nga skuadra katalane. 

“Unë mendoj se ai është i kënaqur te Barça dhe dëshiron të qëndrojë. Jemi në bisedime për një kontratë shumëvjeçare. Ai është një lojtar që Xavi e vlerëson vërtet dhe që unë e vlerësoj shumë. Ne duam që ai të qëndrojë,”- është shprehur së fundmi presidenti Laporta.

Numri një i ‘blaugranëve’ përfiton nga intervista për t'u dërguar agjentëve të lojtarit një sinjal.  “Përfaqësuesit e tij janë të ashpër në biznes, por unë e respektoj pozicionin e tyre.  Shpresojmë të gjejmë një marrëveshje së shpejti. Ai në asnjë rast nuk do të aktivizojë klauzolën e nënshkruar verën e kaluar”.  

Në atë kohë, lojtari kishte negociuar një klauzolë lirimi, të vendosur me 50 milionë euro për këtë verë, nga e cila do të merrte gjysmën në rast transferimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll