Sport

Ancelotti akuzohet tashmë për evazion fiskal në Spanjë, fshehu 400 mijë euro!

Pas Messi, Ronaldo, Mourinho dhe Carlo Ancelotti thuhet se ka rënë në rrjetën e policisë financiare spanjolle.

12 Korrik 2023, 09:03 Nga DOSJA
Ancelotti akuzohet tashmë për evazion fiskal në Spanjë,

SPANJE - Siç zbulohet nga e përditshmja katalanase El Mundo, trajneri italian i Real Madridit akuzohet se ka fshehur një shumë prej rreth 400 mijë eurosh nga të drejtat e tij të imazhit në vitin 2014, një vit pas fillimit të mandatit të tij të parë në Merengues.

“Gjyqtari është duke përfunduar hetimin kundër trajnerit të Real Madridit dhe ka mbledhur provat që vërtetojnë fshehjen e disa të ardhurave nga të drejtat e tij të imazhit gjatë mandatit të tij të parë në krye të klubit”, raporton El Mundo në edicionin e tij online.

Kjo praktikë (fshehja e të ardhurave nga të drejtat e imazhit) rezulton të jetë një fenomen i zakonshëm në futbollin spanjoll, por në të njëjtin akuzë përmendet se Ancelotti del i pastër në hetimin tjetër nga policia financiare dhe autoritetet tatimore për fshehjen e të ardhurave shumë të mëdha në 2015.

Në fakt, theksohet se tekniku italian kishte pranuar se këshilltarët e tij financiarë në atë kohë e çuan në vendime të gabuara.

Dhe ky pranim do të bëjë që gjykata të vendosë një dënim me marrëveshje, i cili në thelb do të jetë një gjobë e rëndë monetare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll