Sport

“Mendimet tona shkojnë për martirët” trajneri i Turqisë: Duhet ta harrojmë këtë ndeshje stresuese

12 Tetor 2019, 12:46 Nga DOSJA
“Mendimet tona shkojnë për martirët” trajneri i

Pas përfundimit të ndeshjes Turqi-Shqipëri, trajneri i kombëtares turke në një konferenc për mediat ka pranuar që skuadra që drejtohet nga ai ka mangësi dhe nuk ishte në momentin më të mirë. Vëmendjen më të madhe trajneri i ka dhënë situatës së krijuar në kufi të vendit të tyre.

Trajneri është shprehur se: Kur shohim se çfarë po ndodh përreth, nuk mund të ndalem shumë te ky 90-minutësh, por mendimet tona shkojnë për martirët.

Senol Gynesh  nuk ka harruar të tregoj dhe gjestin që ka bërë ndaj lojtarëve për fitoren e marrë në minutat e fundit.

I putha lojtarët në ballë pas ndeshjes dhe jemi të gjithë me mendimin tek ajo që po ndodh në vendin tone.

Kemi pasur mangësi të theksuara, por ato i superuam me dëshirën që patën futbollistët për të bërë mirë dhe për të marrë atë që deshëm. Nuk do të bëj asnjë analizë dhe do të mendojmë sa më shpejt që të harrojmë këtë ndeshje stresuese dhe të vështirë përpara publikut tonë, për të menduar sa më shpejt për Francën”, ka deklaruar trajneri i Turqisë, Senol Gynesh.

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 senol gynesh trajneri i turqisë turqi-shqiperi euro 2020 senol gynesh trajneri i turqisë turqi-shqiperi

Sondazh

Poll