Sport

VIDEO / Partizani i pafat, meritonte më tepër se barazimi 1-1

Ndryshe nga sa dukeshin në letër diferencat mes ekipeve në fushën e lojës për 90 minuta kampionët e shipërisë arritën të bënin një paraqitje shumë të mire duke merituar më shumë se vetëm ky barazim.

11 Korrik 2023, 22:45 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani i pafat, meritonte më tepër se barazimi 1-1

TIRANE – Eshtë mbyllur në barazil 1-1 ndeshja mes Partizanit dhe BATE Borisov në stadiumin “Air Albania” e vlefshme për raundin e pare eliminatorë të Champions League.

Ndryshe nga sa dukeshin në letër diferencat mes ekipeve në fushën e lojës për 90 minuta kampionët e shipërisë arritën të bënin një paraqitje shumë të mire duke merituar më shumë se vetëm ky barazim.

Skuadra bjellruse ishte e para që zhbllokoi ndeshjen me fillimin e pjesës së dytë edhe pse Partizani ishte dominues në raste dhe qarkullim të topit.


Por pavarësisht disavantazhit nuk e ulën për asnjë moment ritmin kryeqytetasit të cilët nëpërmjet Tedi Carës vetëm 7 minuta pa golit të kundërsharit gjetën barazpeshën.


Pas këtij barazimi në një system tashmë goli në fushë kundërshtare nuk vlen, ndeshja e kthimit që do të luhet në fushë asnjëanëse në Budapest pas një jave do të jetë krejtësisht e hapur sa i përket kualifikimit, por me një Partizan më të bindur për forcën e tij tashmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll