VIDEO / Partizani i pafat, meritonte më tepër se barazimi 1-1
TIRANE – Eshtë mbyllur në barazil 1-1 ndeshja mes Partizanit dhe BATE Borisov në stadiumin “Air Albania” e vlefshme për ra...
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja mori një fitore të merituar teksa e dominoi të gjithë ndeshjen duke limituar jashtë mase kualitetet e bullgarëve ndërsa tashmë janë me një këmbë në raundin e dytë.
KOSOVE - Ballkani e nisi me një fitore të madhe rrugëtimin e këtij sezoni në Champions League. Për llogari të raundit të parë, Kampionët e Kosovës mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri me shifrat 2-0, Ludogorets. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja mori një fitore të merituar teksa e dominoi të gjithë ndeshjen duke limituar jashtë mase kualitetet e bullgarëve ndërsa tashmë janë me një këmbë në raundin e dytë.
Sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë foli e gjitha për Ballkanin me vendasit që sinjalin e parë e dhanë me Nazmi Gripshin në minutën e 12-të. sulmuesi anësor mori një top të gjatë nga prapavija, por nuk mundi ta stoponte në mënyrën e duhur dhe aty portieri kundërshtar përfitoi për të zotëruar sferën. Gjithsesi, në vijim lojtarët e Ballkanit u shfaqën të papërmbajtshëm dhe pesë minuta më vonë Kuc provoi nga distanca, por pa gjetur kuadratin.
Miqtë ishin të shtangur dhe Despodov për pak sa nuk shkaktoi një penallti në minutën e 21-të me portierin Padt që priti topin mbi vijën fatale. Në minutën e 35-të, Ballkani kompleton një aksion model të nisur nga portieri Koliçi dhe të përfunduar nga Gripshi, goditja e të cilit përfundoi jashtë për pak centimetra.
Goli ishte në ajër në stadiumin Fadil Vokrri dhe në fakt festa nuk mungoi teksa në të 46-tën, Meriton Korenica shënoi nga një pozicion i prirët brenda zonës kundërshtare. Diagonalja e sulmuesit nuk mundi të ndalej nga portieri Padt dhe festa ishte legjitime për “Xhebrailat” e pranishëm në shkallët e Fadil Vokrrit.
Fraksioni i dyti nisi ashtu siç u mbyll i pari, me Ballkanin në sulm. I pari që rrezikoi ishte Gripshi në minutën e 47-të teksa goditja e sulmuesit u prit në dy kohë nga portieri Padt. Por, ky i fundit nuk mund të bënte asgjë tetë minuta më pas kur Lorenc Trashi harkoi në zonë dhe Qëndrim Zyba shënoi me kokë. 2-0 për Ballkanin dhe festa edhe njëherë tjetër i takoi tifozëve nga Suhareka.
Kështu, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Ballkani hedh një hap të sigurt drejt raundit të dytë aty ku do ta priste fituesja e çiftit Olimpija Ljubjanë-Valmiera. Gjithsesi, klubi nga Suhareka ka edhe një tjetër sforco në Bullgari ndaj Ludogorets para se të mendojë për ndeshjet e raundit të dytë.
B.T (Dosja.al)
TIRANE – Eshtë mbyllur në barazil 1-1 ndeshja mes Partizanit dhe BATE Borisov në stadiumin “Air Albania” e vlefshme për ra...
Foto ilustruese TIRANE - Partizani ka startuar aventurën europiane të klubeve shqiptare në Kupat e Europës, ku në raundin e par&eu...
GJERMANI - Drejtuesit e Bayern Munichut kanë përcaktuar çmimin për të cilin janë të gatshëm të lënë Sad...
UKRAINE - Atleti më i suksesshëm në historinë e Ukrainës, mbajtësi i 35 rekordeve botërore në kërcimin me shkop, nj...
ANGLI - E dashura atraktive e tenistit të njohur italian Matteo Berretini ka ndjekur live në fushën qendrore ndeshjen e tij me Carlos Alca...
FRANCE - Neymar nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje që nga shkurti i këtij viti dhe nuk është e qartë se çfa...
TIRANE - Partizani është skuadra e parë shqiptare që do të startojë aventurën europiane të klubeve shqiptare mbrëmj...
ARGJENTINE - Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit është karakterizuar nga probleme të vazhdueshme të...
FRANCE - Javën e kaluar, Paris Saint-Germain zyrtarizoi ardhjen e Luis Enrique në pankinën e tij. Në një konferencë për ...
FRANCE - Letra e përgjigjes, me tre faqe e Parisit, drejtuar Kylian Mbappe kishte gjithashtu edhe datën kur mund të...