Sport

Gazetarja akuzohet si "shkatërruese" e karrierave të sportistëve të famshëm në shtrat: Tenisti italian “viktima” e re...

Prezantuesja e njohur italiane Melissa Satta bëri bujë të paparë në Wimbledon.

11 Korrik 2023, 16:50 Nga DOSJA

Gazetarja akuzohet si "shkatërruese" e karrierave të

ANGLI - E dashura atraktive e tenistit të njohur italian Matteo Berretini ka ndjekur live në fushën qendrore ndeshjen e tij me Carlos Alcaraz dhe ka tërhequr psherëtima te të gjithë të pranishmit me pamjen e saj.

Fatkeqësisht, ajo nuk arriti t'i sjellë lumturi të dashurit të saj... Beretini u mposht 3-1 në fazën e 16-të, dhe një pjesë e mirë e publikut në Itali, e sheh gazetaren si fajtoren më të madhe për rezultatet e dobëta të tenistit në sezonin aktual.

Gazetarja akuzohet si "shkatërruese" e karrierave të

Domethënë, disa media besojnë se Melisa provokuese i sjell fat Berettinit dhe se ajo e mban një pjesë të mirë të fajit për dëmtimet që disa herë e mbajtën sportistin jashtë fushës. Për shkak të problemeve muskulore ai ka munguar në masterat në Romë dhe Madrid, ndaj dhe italianët pretendojnë se prezantuesja epshore po e lodh shumë tenistin me seksin.

“E ka fajin që nuk i del. Është djalli në trupin e femrës, e lodh me seks”, është një nga komentet e publikimit për ndeshjen mes Beretinit dhe Alcarazit në mediat italiane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Melissa Satta (@melissasatta)

Melisa është 38 vjeçe dhe është një personazh i njohur televiziv në Itali, por ajo nuk doli në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të arritjeve të saj profesionale, por falë marrëdhënieve të stuhishme të dashurisë me sportistë të suksesshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Melissa Satta (@melissasatta)

Nga viti 2006 deri në vitin 2011, ajo ishte në një lidhje me futbollistin e famshëm italian Christiano Vieri dhe u përfol se kishte një lidhje me asin e ndjerë të NBA-së, Kobe Bryant. Në një rast, kamerat e kanë regjistruar atë teksa hynte në dhomën e hotelit të basketbollistit të njohur në orët e vona të natës dhe dilte nga ajo në orët e para të mëngjesit. Dyshohet se e veja e Bryant, Vanessa, donte të divorcohej nga asi i famshëm i Lakers për shkak të atij skandali.

Në fillim të vitit 2012, Melissa hyri në një lidhje me futbollistin kontrovers Kevin Prince Boateng, me të cilin dy vjet më vonë pati një djalë. Çifti u martua në vitin 2016 dhe zyrtarisht u divorcua në vitin 2020.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Melissa Satta (@melissasatta)

Kur nisi një lidhje me një tenist 11 vjet më të vogël në fillim të vitit, Melissa u përball me akuzat se po i shkatërronte karrierën në të njëjtën mënyrë që bëri me Vierin dhe Boateng.

“Kjo ka ndodhur tashmë me ish-burrin e saj Boateng i cili kishte probleme me stomakun. Më sulmuan se bëmë shumë seks dhe se ky ishte shkaku i problemeve të tij fizike”, tha Melissa dhe shtoi se “Dëmtimi i Beretinit ishte në vitin 2021 kur as nuk e njihja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll