Aktualitet

Avokati i Ahmetaj në Kuvend: Ish-zv.kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri 

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura kanë konfirmuar faktin se ka dalë nga territori i Shqipërisë, por se ku ka shkuar, nuk kanë dhënë asnjë detaj.

11 Korrik 2023, 19:20 Nga k.m.
Avokati i Ahmetaj në Kuvend: Ish-zv.kryeministri nuk ndodhet në
Avokatët e Ahmetajt

TIRANË- Avokatët e Arben Ahmetaj kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandatave se deputeti nuk ndodhet për momentin në Shqipëri. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura kanë konfirmuar faktin se ka dalë nga territori i Shqipërisë, por se ku ka shkuar, nuk kanë dhënë asnjë detaj.

“Ai nuk ndodhet për momentin në Shqipëri,”- mësohet të kenë thënë ata. Deklarata bëhet me dije nga burime brenda mbledhjes, pasi deri më tani i gjithë diskutimi po zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të SPAK, me qëllim për të mbrojtur sekretin hetimor. 

arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll