Aktualitet

EMRI/ Abuzoi me nipin 7-vjeçar, burgoset me 15-vite burg 42-vjeçari nga Kosova

Ajo denoncoi në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me djalin e saj të mitur.

11 Korrik 2023, 16:39 Nga I.A
EMRI/ Abuzoi me nipin 7-vjeçar, burgoset me 15-vite burg
Gjykata e Beratit

BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë vendimin për 42-vjeçarin nga Kosova, i cili ka abuzuar seksualisht me nipin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime te daja. Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 Nëntor 2021. Ajo denoncoi në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me djalin e saj të mitur.

Abuzimi me të miturin kishte nisur në vitin 2020, ku për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, 45-vjeçari qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degardoi në përdorimin e dhunës dhe Kokallari u dënua asokohe me 4 muaj burg për plagosje me mjete të forta.

belul kokollari

Sondazh

Poll