Aktualitet

U shkarkua për fshehje pasurie/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet prokurorja Silvana Pani

Vendimi u dha sot nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.

11 Korrik 2023, 18:48 Nga k.m.
U shkarkua për fshehje pasurie/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK,
Silvana Pani

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për prokuroren e Përmetit, Silvana Pani, e cila ishte shkarkuar që prej vitit 2020. Vendimi u dha sot nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 05.10.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 303, datë 05.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Silvana Pani.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.07.2023.

KPK vendosi në 5 tetor të shkarkonte Panin, ndërsa në vendim thuhet se ajo kishte bërë deklarime të pasakta, kishte “mungesë burimesh financiare me të ardhura të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe shpenzimet per shkak të një balance negative prej -11.592.775 lekësh për të gjithë periudhën e rivlerësimit; ka kryer fshehje të pasurisë; është në kushtet e konfliktit të interesave”. Silvana Pani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995, duke punuar si prokurore në Përmet dhe në Gjirokastër.

silvana pani

Sondazh

Poll