Aktualitet

Ushqimet më të shtrenjta! Të moshuarit dhe të varfrit po e ndjejnë më shumë

Nëse një vit më parë shkaktohej nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, tani vjen si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm.

11 Korrik 2023, 15:16 Nga k.m.
Ushqimet më të shtrenjta! Të moshuarit dhe të varfrit po e
Foto ilustruese

Sipas Instat-it, inflacioni në Shqipëri aktualisht po ndikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Nëse një vit më parë shkaktohej nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, tani vjen si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm.

“Nuk arrijmë dot, me pensionet nuk arrijmë dot t’i blejmë. Djathi ka shkuar 12 mijë lekë, mishi 12 mijë… peshkun jo e jo,”- shprehet një pensioniste.

“Edhe në Vlorë janë rritur shumë, djathi i lopës dhe i deles është shtrenjtuar. Ka arritur 10-12 mijë lekë kilogrami. Për mishin… ku të gjejmë kocka, jo më mish,”- shprehet një tjetër.

“Bobo, më thotë vajza sa herë bën pazar. Janë shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat e pensionet,”- tregon një zotëri.

“Unë marr mirë pension, kam qenë ish-ushtarak, çmimet janë normale. Ai që ankohet, ankohet kot. Gënjen dhe mashtron. Vetëm bulmeti është rritur,”- shprehet një tjetër qytetar./TopChannel

çmimet e ushqimeve në shqipëri

Sondazh

Poll