Aktualitet

MASHTRIMI- I vodhi kartën e ID dhe e nënshkroi si bashkëjetuese për të marrë letrat greke, e reja e mori vesh kur shkoi për t'u celebruar

“Burri” i saj shqiptar mesa duket ka ndërmarrë veprime të paligjshme për marrjen e lejes së qëndrimit në vendin grek.

11 Korrik 2023, 15:29 Nga k.m.
MASHTRIMI- I vodhi kartën e ID dhe e nënshkroi si bashkëjetuese
Foto ilustruese

GREQI- Një gruaje në Selanik i kërkohet të provojë se nuk është e martuar, pasi u konstatua se ka lidhur marrëveshje bashkëjetese me një burrë krejtësisht të panjohur për të! 31-vjeçarja nga Selaniku vendosi të hidhte hapin e radhës në jetën e saj, duke u martuar në kishë dhe më pas celebrimin donte që ta bënte edhe zyrtarisht në institucion. 

Kur shkoi në zyrat e shtetit zbuloi se ishte e martuar me një burrë të panjohur, me të cilin dyshohet se kishte lidhur marrëveshje bashkëjetese – mesa duket pa dijeninë e saj! “Burri” i saj shqiptar mesa duket ka ndërmarrë veprime të paligjshme për marrjen e lejes së qëndrimit në vendin grek.

Madje, sipas dokumentave, ajo u informua se sipas dokumentave ajo jetonte me të edhe në një vilë me qira, qindra kilometra larg vendbanimit të saj të vërtetë. Sipas avokatit të saj, 31-vjeçarja ishte viktimë e një mashtrimi, në mënyrë që shqiptari të përfitonte letra greke. 

Sipas hetimeve paraprake mendohet se vajzës i është vjedhur portofoli, e më pas me kartën e identitetit është kryer e gjithë procedura e bashkëjetesës. Më 16 shkurt të këtij viti, i fejuari i vajzës bëri denoncim për një grabitje në banesën e tyre. Gjërat e vjedhura përfshinin edhe portofolin e të fejuarës së tij me ID dhe të gjitha të dhënat e saj.

E vetmja gjë e sigurt është se dasma e vajzës, e cila ishte planifikuar për në 26 gusht në Halkidiki, pasi do i duhet që të divorcohet nga bashkëshorti i saj i parë./iefimerida.gr

greqi

Sondazh

Poll