Aktualitet

SONDAZHI vjetor i 31 vendeve aleate në samitin në Vilnius, 93% e shqiptarëve pro qëndrimit në Aleancë

70% mendojnë se Shqipëria duhet t’i shkoje në ndihme një vendi aleat të Aleancës nëse sulmohet nga armiku.

11 Korrik 2023, 17:22 Nga a.l
SONDAZHI vjetor i 31 vendeve aleate në samitin në Vilnius, 93% e
Samiti në Vilnius

LITUANI- Në samitin e NATO-s në Vilnius është publikuar anketa e përvitshme e 31 vendeve aleate, ku pasqyrohet opinioni publik lidhur me mbështetjen për anëtarësimin në këtë aleancë, përfshirë këtu mbrojtjen kolektive por edhe shpenzimet. 

Në 32 mijë të anketuar nga 31 vendet e Aleancës, rezultati paraqitet pozitiv. 73% e të anketuarve do të votonin që vendi i tyre të mbetet anëtar i NATO-s në rast se zhvillohet në referendum. Sa i takon shqiptarëve, sipas anketës 95% e tyre e konsiderojnë NATO-n të rëndësishme për sigurinë e ardhshme të vendit, pasi do të votonin që Shqipëria të mbetej një anëtar i NATO-s nëse do të mbahej një referendum. Një vit më parë kjo shifër ishte 85%. 70% mendojnë se Shqipëria duhet t’i shkoje në ndihme një vendi aleat të Aleancës nëse sulmohet nga armiku.

SONDAZHI vjetor i 31 vendeve aleate në samitin në Vilnius, 93% e
anketa

65% e të anketuarve mendojnë se kombi i tyre duhet të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën. Të tretët në fund të listës, shqiptarët nuk janë aspak të shqetësuar nëse do nisë një luftë mes vendeve të NATO-s në të ardhmen. 88% % e shqiptarëve e cilësojnë si shumë të rëndësishme dhe disi të rëndësishme Aleancën sa i takon sigurisë kombëtare. 52% besojnë se vendi duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojten ndërsa 22% thonë se duhet të shpenzojmë në nivelet aktuale.

E fundit në renditje shqiptarët mendojnë se vendi është i sigurt edhe pasi të përfundojë lufta në Ukrainë.  82% e 500 të anketuarve thanë po ndihen më të sigurt si rezultat i bashkëpunimit të vendeve anëtarë të NATO-s.

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll