SONDAZHI vjetor i 31 vendeve aleate në samitin në Vilnius, 93% e shqiptarëve pro qëndrimit në Aleancë
Samiti në Vilnius LITUANI- Në samitin e NATO-s në Vilnius është publikuar anketa e përvitshme e 31 vendeve aleate, ku pasqyro...
Sipas tij, njëri prej kushërinjve Maja kishte dhunuar dhe kërcënuar dy punonjës të gurores dhe kishte ofenduar edhe pronarët. Kaq ka mjaftuar që të nxeheshin gjakrat dhe të ndodhte episodi i 6 Korrikut.
KRUJË- Dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga pjesëtarë të fisit Rraja më 6 Korrik në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë pas konfliktit për punimet në gurore. Administratori i gurores në fshatin Borizanë, Alfred Karaj i cili ka miqësi dhe partneritet me fisin Rraja në këtë biznes, i ftuar në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka thënë se dhuna barbare ndodhi pas një ngjarje në datën 4 Korrik.
Sipas tij, njëri prej kushërinjve Maja kishte dhunuar dhe kërcënuar dy punonjës të gurores dhe kishte ofenduar edhe pronarët. Kaq ka mjaftuar që të nxeheshin gjakrat dhe të ndodhte episodi i 6 Korrikut.
Spartak Koka: Ju e keni parë atë video, është e rëndë për këdo që e shikon atë akt dhune. Çfarë ndodhi? Çfarë ju shtyu ju.. ju keni një lloj miqësie me familjen Rraja apo jo?
Alfred Karaj: Patjetër, patjetër.
Spartak Koka: Me kë nga ata?
Alfred Karaj: Me Përparimin.
Spartak Koka: Përse arritëm deri te ky akt?
Alfred Karaj: Ai bëri gabimin e fundit, e bëri mos gaboj në datë 4.
Spartak Koka: 4? Një ditë pasi ka lënë punën?
Alfred Karaj: Diçka e tillë. Më vjen aty, më merr dy punonjësit, m’i merr peng te puna, i nxjerr nga kamerat, i largon nga kamerat, largohet rreth 200 metra te kthesa. Aty në atë moment godet punonjësin tim.
Spartak Koka: E ke me emër me mbiemër?
Alfred Karaj: Me emër me mbiemër, kemi dhe kallëzimin në polici që e ka godit. Pasi e ka goditur i ka nxjerrë armën, kallashnikov ja ka vënë në bark. E ke në polici.
Spartak Koka: Të shkruar?
Alfred Karaj: Patjetër. Kanë qenë 2 persona të mitë. Unë kam pasur dy punonjës të mitë. Pastaj pasi ju ka vënë kallashnikovin i ka sharë, i ka goditur, pastaj edhe pronarët ka thënë kështu-kështu. Aty janë nxehur gjakrat. Gjaknxehtësi e sipër që s’duhet të ndodhte.
Spartak Koka: Besoj se dhe ju jeni të arsyeshëm që s’duhet të ndodhin këto?
Alfred Karaj: Nuk jemi pro dhunës. Patjetër që ne nuk jemi për dhunë, kjo është një vepër e turpshme.
Marrë nga Tv Klan
Samiti në Vilnius LITUANI- Në samitin e NATO-s në Vilnius është publikuar anketa e përvitshme e 31 vendeve aleate, ku pasqyro...
Gjykata e Beratit BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë vendimin për 42-vjeçarin nga Kosova, i cili ka abuzuar seksualisht me n...
Foto ilustruese TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e Strukturës së Posaçme kundër...
Komisariati GREQI- Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur në një ishull grek. Një 19-vjeçar shqiptar duke u h...
GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Zakynthos ditën e djeshme, pasi kërkohej për vrasje. Astynomia shkruan se n&eum...
Foto ilustruese GREQI- Një gruaje në Selanik i kërkohet të provojë se nuk është e martuar, pasi u konstatua se ka lidhur...
Foto ilustruese Sipas Instat-it, inflacioni në Shqipëri aktualisht po ndikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Nëse një ...
Tonin Vocaj KRUJË- Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës i cili u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn e tij, Bilbilin nga anë...
Policia KORÇË- Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Korçë. Me vendim gjykate janë pezulluar 2 poli...
Tirane TIRANE- Shqipëria renditet ndër shtetet që kanë humbur më shumë popullsi që pas viteve ’90, kur filluan dh...