Aktualitet

Tjetërsuan dokumentet pas aksidentit, pezullohen tre punonjës policie në Korçë

Me vendim gjykate janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.

11 Korrik 2023, 14:21 Nga A.B
Tjetërsuan dokumentet pas aksidentit, pezullohen tre punonjës policie
Policia

KORÇË- Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Korçë. Me vendim gjykate janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.

Të tre këta persona dyshohet se kanë tjetërsuar procesverbalet e një aksidenti që ka ndodhur kohë më parë. Hetimet që kanë nisur 2 muaj më parë, përfshijnë përgjime telefonash dhe përgjime ambientale.

Priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës./Dosja.al

pezullohen policet ne korce korce

Sondazh

Poll