Bota

Tmerr në Spanjë, gjendet në plazh trupi i një fëmije pa kokë

Ishte një operator nga brigada e pastrimit të plazhit që gjeti trupin, në gjendje të avancuar dekompozimi dhe pa kokë.

11 Korrik 2023, 15:42 Nga k.m.
Tmerr në Spanjë, gjendet në plazh trupi i një fëmije pa
Pamje nga plazhi

SPANJË- Trupi i një fëmije pa kokë, "rreth dy vjeç" është gjetur në plazhin Costa Daurada në Roda de Berà (Tarragona). Sipas mediave spanjolle, trupi i gjetur është në gjendje të avancuar dekompozimi.

Ishte një operator nga brigada e pastrimit të plazhit që gjeti trupin, në gjendje të avancuar dekompozimi dhe pa kokë.

Tmerr në Spanjë, gjendet në plazh trupi i një fëmije pa
Pamje nga plazhi

“Në fillim dukej si një kukull, por është një kufomë e prerë kokën, e cila kishte qenë në det për një kohë të gjatë. Në trup mbante të veshur një lloj xhakete. Nuk është veshja tipike e një fëmije që shkon në plazh,”-tha kryebashkiaku i Roda de Bera, Pere Virgili.

Ndërkohë Garda Civile, e cila po heton ngjarjen nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar, por agjentët po hetojnë nëse bëhet fjalë për një vdekje të dhunshme. Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin e foshnjës së vogël. 

spanje

Sondazh

Poll