Bota

A do të anëtarësohet Ukraina në NATO? Zelenskyy i bashkohet anëtarëve të Aleancës në Vilnius, shoqërohet nga ministri i mbrojtjes

Zyrtarë të tjerë ukrainas po marrin pjesë gjithashtu në samit, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes të vendit Oleksii Reznikov. 

11 Korrik 2023, 15:44 Nga a.l
A do të anëtarësohet Ukraina në NATO? Zelenskyy i bashkohet
Foto ilustruese

LITUANI- Ashtu siç u lajmërua, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të ishte i pranishëm në samitin e sotëm të NATO-s në Vilnius. Siç raportojnë mediat e huaja, Zelenskyy sapo ka mbërritur në kryeqytetin e Lituanisë, ku liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Më herët, ne raportuam se Zelenskyy tha se do të ishte "absurde" nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në samit.  Presidenti ukrainas tha në Twitter se nuk shihte gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare. 

Zyrtarë të tjerë ukrainas po marrin pjesë gjithashtu në samit, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes të vendit Oleksii Reznikov. 

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll