Bota

Gjermania masa ndaj Beogradit: Edhe Serbia duhet të kontribuojë për shtensionim

Deklaratat e presidentit Vučić tregojnë se si Kosova ashtu edhe Serbia aktualisht po e pengojnë në të njëjtën masë shtensionimin e situatës.

11 Korrik 2023, 15:33 Nga I.A
Gjermania masa ndaj Beogradit: Edhe Serbia duhet të kontribuojë
Aleksandar Vucic

GJERMANI- Gjermania rriti javen e kaluar presionin ndaj Kosoves duke anuluar përkohësisht tre projektet e para të bashkëpunimit me Kosovën, ne perputhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian për masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç i konfirmoi DW-së ambasada gjermane në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin, bëhet fjalë për tri projekte që ende nuk kanë nisur akoma.

"Janë konsultime dhe formate bashkëpunimi në fushat e bashkëpunimit të sigurisë dhe bashkëpunimit për zhvillimin”, tha ministria gjermane, por shtoi se ndëshkimet nuk prekin "projektet me sektorin e shoqërisë civile si dhe në projektet që tashmë kemi filluar t'i zbatojmë”. Të gjitha projektet e prekura mund të rifillojnë në çdo kohë. Parakusht për këtë është zbatimi i masave të nevojshme për shtencionimin e situatës në komunat veriore”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme në përgjigje të pyetjes së DW.

DW e pyeti ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë edhe se a ka ndër mend Gjermania të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, e cila po e refuzon nënshkrimin e Ujdise se Ohrit. 

Në përgjigjen e ministrisë së jashtme gjermane thuhej gjithashtu se "ashtu si Kosova, ne presim që Serbia të kontribuojë në mënyrë aktive në shtensionimin e gjendjes. "Serbia duhet të angazhohet qartazi për zbatimin e Ujdise së Ohrit, për të cilën ra dakord në fillim të këtij viti dhe nuk duhet të vërë më në dyshim vlefshmërinë dhe natyrën obliguese të saj".

Presidenti i Serbise, Aleksandar Vucic, pamje nga ArkivaFotografi: OLIVER BUNIC/AFP/Getty Images
"Duke pasur parasysh situatën e tensionuar – siç bëmë me Kosovën – ne po shqyrtojmë, pra, jo vetëm në kuadër të BE-së, por edhe në planin dypalësh se çfarë masash mund të ndërmerren ndaj Serbise, për shembull duke pezulluar projektet dhe formatet e bashkëpunimit”, tha ministria e punëve të jashtme.

Deklaratat e presidentit Vučić tregojnë se si Kosova ashtu edhe Serbia aktualisht po e pengojnë në të njëjtën masë shtensionimin e situatës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kishte njoftuar javën e kaluar se po shqyrton mundësinë që javën e ardhshme të nënshkruajë një vendim për ndalimin e eksportit të mëtejshëm të municionit nga Serbia, si dhe të çdo arme.

aleksandar vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll