Bota

'Pasiguria është dobësi'/ Zelenskyy: Mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO një absurditet!

Ai tha se pasiguria e vazhdueshme rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO do t'i sigurojë Rusisë motivim për të vazhduar terrorin e saj.

11 Korrik 2023, 12:58 Nga a.l
'Pasiguria është dobësi'/ Zelenskyy:
Volodymyr Zelenskyy

LITUANI-  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në samitin që po mbahet në Vilnius tha se do të ishte 'absurde' nëse Ukrainës nuk i ofrohet një afat kohor për anëtarësimin në NATO. 

"Është e paprecedentë dhe absurde kur (a) afati kohor nuk caktohet, as për ftesën (për t'u anëtarësuar në NATO) dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Ndërkohë që në të njëjtën kohë shtohen formulime të paqarta për 'kushtet' edhe për ftesën ndaj Ukrainës," shkroi ai. 

Ai tha se pasiguria e vazhdueshme rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO do t'i sigurojë Rusisë motivim për të vazhduar terrorin e saj. "Pasiguria është dobësi. Dhe këtë do ta diskutoj hapur në samit", tha ai. 

Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit, shkruajnë mediat e huaja. 

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll