Bota

Atentat në Rusi, vritet kapiteni që komandoi nëndetësen në sulmin ndaj Ukrainës

Bëhet fjalë për komadon Stanislav Rzhitsky i cili ishte gjithashtu komandanti i një nëndetëse ruse të Flotës së Detit të Zi që mediat lokale të lajmeve online në Ukrainë pretenduan se ishte përgjegjëse për lëshimin e raketave të lundrimit Kalibr në objektivat ukrainase.  

11 Korrik 2023, 12:37 Nga a.l
Atentat në Rusi, vritet kapiteni që komandoi nëndetësen
Stanislav Rzhitsky

RUSI- Një komandant dhe zëvendës shef i nëndetëses ruse i ngarkuar për mobilizimin ushtarak në qytetin jugor të Rusisë Krasnodar është qëlluar për vdekje nga një person i armatosur. Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës.

Bëhet fjalë për komadon Stanislav Rzhitsky i cili ishte gjithashtu komandanti i një nëndetëse ruse të Flotës së Detit të Zi që mediat lokale të lajmeve online në Ukrainë pretenduan se ishte përgjegjëse për lëshimin e raketave të lundrimit Kalibr në objektivat ukrainase.  

Mediat online që mbulojnë Rusinë dhe Ukrainën pretenduan se Rzhitsky u qëllua katër herë pranë një kompleksi sportiv dhe se ai ishte përfshirë në një sulm me raketa të lëshuar nga nëndetëse në qytetin ukrainas të Vinnytsia në korrik 2022, ku vranë 23 civilë, duke përfshirë tre fëmijë.

stanislav rzhitsky

Sondazh

Poll