Bota

Moti i keq 'gjunjëzon' Japoninë/ Përmbytje masive, 2 të vdekur, autoritetet japin alarmin: Numri i viktimave mund të rritet

Sakaq autoritetet kanë nisur evakuuimin e banorëve nga banesat e mbuluara nga uji.

11 Korrik 2023, 12:02 Nga a.l
Moti i keq 'gjunjëzon' Japoninë/ Përmbytje masive, 2
Japoni

JAPONI- Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq që ka pushtuar prej disa ditësh jugperëndimin e Japonisë. Mediat e huaja raportojnë se, numri i viktimave nga moti i keq mund të rritet, pasi situata paraqitet e rëndë, shkruajnë mediat e huaja. 

Sakaq autoritetet kanë nisur evakuuimin e banorëve nga banesat e mbuluara nga uji. Reshjet pas një jave shiu të vazhdueshëm kanë bërë që lumenjtë të shpërthejnë brigjet e tyre dhe toka e lagur të shembet në rrëshqitje dheu prej së cilës humbi jetën një e moshuar. 

permbytje ne japoni

Sondazh

Poll