Bota

Samiti në Vilnius/ Biden përshëndet miratimin e Turqisë: Mezi pres që Suedia t'i bashkohet NATO-s

Biden do të takohet me Erdoganin mbrëmjen e sotme në fund të ditës së parë të samitit.

11 Korrik 2023, 11:51 Nga a.l
Samiti në Vilnius/ Biden përshëndet miratimin e Turqisë:
Joe Biden dhe presidenti i Lituanisë

LITUANI-  Presidenti Joe Biden ka mirëpritur vendimin e Turqisë për t'i hapur rrugë anëtarësimit të Suedisë në NATO, para samitit të madh të bllokut të sigurisë në kryeqytetin e Lituanisë. 

“Jam gati të punoj me Presidentin (Turk) (Recep Tajip) Erdogan dhe (Turqinë) për rritjen e mbrojtjes dhe parandalimit në zonën euro-atlantike. Mezi pres të mirëpres kryeministrin Kristersson dhe Suedinë si aleatin tonë të 32-të të NATO-s”, tha Biden në një deklaratë të lëshuar nga Vilnius, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s. 

Biden do të takohet me Erdoganin mbrëmjen e sotme në fund të ditës së parë të samitit. Erdogan kishte kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë, duke akuzuar Stokholmin se nuk po bënte sa duhet për të goditur degën e tyre të një partie politike që qeveria turke e sheh si ekstremiste, shkruajnë mediat e huaja. Në atë që dukej të ishte ndeshja e fundit në prag të samitit, Erdogan e lidhi çështjen e Suedisë me kërkesat e ngecura të Ankarasë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. 

samiti i natos ne lituani joe biden

Sondazh

Poll

Bota 11 Korrik 2023, 08:35 A.B

Pse u besojmë lajmeve të rreme?

Ka vite që në internet qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajme të rreme, fake news, për tema të ndryshme kontradikt...