Bota

Djegia e Kuranit në Suedi, talebanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan

Suedia nuk ka më një ambasadë të hapur në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin në vitin 2021

11 Korrik 2023, 12:25 Nga a.l
Djegia e Kuranit në Suedi, talebanët ndalojnë organizatat suedeze
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Administrata talebane bën thirrje për anulimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan, pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez muajin e kaluar.

“Pas fyerjes së Kuranit të shenjtë dhe dhënies së lejes për fyerje të besimeve myslimane...Emirati Islamik i Afganistanit po urdhëron ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”, tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talebane në një deklaratë. 

Suedia nuk ka më një ambasadë të hapur në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin në vitin 2021. Urdhri mund të prekë organizatën joqeveritare suedeze, Komitetin Suedez për Afganistanin, i cili ka mijëra punonjës ndihmës në punë në të gjithë vendin në shëndetësi, arsim dhe zhvillim rural.

Salwan Momika, i cili është një i krishterë me origjinë nga Iraku, dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm muajin e kaluar, duke shkaktuar zemërim në botën myslimane, shkruajnë mediat e huaja. Administrata talebane nuk dha detaje se cilat organizata do të prekeshin. 

talebanet

Sondazh

Poll